Duma: PS një parti e vetmuar, forcat opozitare po bashkëveprojnë

Shqipëria

Duma: PS një parti e vetmuar, forcat opozitare po bashkëveprojnë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 21:50
Grida Duma

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” po trajtohet opozita shqiptare mes aleancave dhe kandidatëve.

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar në emisionin “Open” tha se PS është thjesht një parti e vetmuar, kurse forcat opozitare po bashkëveprojnë me njëra-tjetrën duke krijuar një sinergji.

“S’ka asnjë ngecje, ajo që shikojmë është që me gjithë shqetësimin, mënyra se si po bashkëveprojmë forcat opozitare është krijuar një sinergji, unë e shikoj si një të mirë.

Që të shikojmë se si është ardhmëria duhet të shikojmë vendin nga sipër. Në krahun e mazhorancës është një forcë politike e vetme, PS është thjesht një parti e vetmuar“, tha Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat