Tiranë: Del studimi mbi pandeminë "Asgjë nuk do të jetë si më parë"

Shqipëria

Tiranë: Del studimi mbi pandeminë "Asgjë nuk do të jetë si më parë"

Më: 18 janar 2021 Në ora: 21:59
Gëzim Tushi

Në Tiranë, pandemia Covid-19 vazhdon të mbajë të mbërthyer qytetarët nën frikë dhe pasiguri prej afro një viti.

Sociologu i njohur Gëzim Tushi sapo ka botuar studimin e tij “Pandemia-Asgjë nuk do të jetë më si më parë”.

Libri është një përpjekje për të shpjeguar se çfarë ndryshimesh solli koronavirusi në shoqërinë shqiptare dhe pasojat afatgjata të pandemisë.

“Studimi bën një pasqyrë të pasojave të sotme për pandemisë mbi jetën e njerëzve, vdekjet dhe shërimet në spitale, mungesa e një mjekimi të sigurtë, si dhe jep disa projeksione për jetën njerëzore në të ardhmen pas kësaj sëmundje, e cila provokoi thellësisht të gjithë nivelet shkencore e kulturore” - tha zoti Tushi.

Qytetarët kanë mbetur me një maskë para hundës në konfuzion të plotë përballë kësaj sëmundje, e thjeshtë në dukje si një grip, por me komplikacione të shumëfishta në jetën e njerëzve të gjithë moshave.

Sociologu i njohur shqiptar, Gëzim Tushi, sapo ka botuar studimin e tij mbi pasojat e pandemisë në jetën e shqiptarëve.

“Tituli i librit, - thotë ai, - është mëse kuptimplotë, se pas pandemisë asgje nuk do të jetë si më parë”.

U bë gati një vit që pandemia Covid19 ka trazuar jetën e shqiptarëve dhe gjithë botës me frikën e jetës, sëmundje dhe kufizime të tjera në shkollë, dhe në kompanitë prodhuese.

Nga marsi i vitit të kaluar e deri sot virusi covid 19 u ka marrë jetën mbi 1 mijë e 280 shqiptarëve, 70 mijë të tjerë janë infektuar, dhe më tepër se gjysma konsideruar të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat