Grida Duma mohoi në mënyrë kategorike një qeverisje të mundshme PS-PD.
E pyetur për “thashethemet” që qarkullojnë së fundmi për këtë mundësi, Duma tha në Open se kjo është një ofendim i madh.
“Më falni që ngre zërin por nuk e duroj do këtë pyetje. Zero shanse për një gjë të tillë. kush flet për këtë është i ndëshkueshëm,. nuk e duroj dot pyetjen. Është ofendim për sakrificat e demokratëve. PD do jetë parti e parë fituese në zgjedhje“, tha ajo.