Koalicion PR-PD? Duma: Finalizim i shpejtë! Mediu: Nëse duan të fitojmë jam optimist

Shqipëria

Koalicion PR-PD? Duma: Finalizim i shpejtë! Mediu: Nëse duan të fitojmë jam optimist

Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:44
Grida Duma

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, po trajtohet tema e opozitës shqiptare mes aleancave dhe kandidatëve të zgjedhur dhe ata që planifikohen të zgjidhen.

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma tha se do të ketë një finalizim të shpejtë të koalicionit mes PD-së dhe Partisë Republikane.

“Për sa i përket Partisë Republikane, ka një grup negociatorësh, finalizimi do të jetë i shpejtë shumë i shpejtë. E tha zoti Mediu se ne kemi marrëdhënie”, tha Duma.

Ndërsa kreu i partisë, Fatmir Mediu tha se nëse ata duan të fitojnë është optimist, por nëse kanë qëllime përfitimi s’ka se si të jetë optimist.

“Nëse duan të fitojmë jam optimist, nëse duan të përfitojnë nuk kam se si të jem optimist”, tha Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat