“Një mrekulli!”/ Gruaja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë, Manastirliu: Lot gëzimi për Anesën e vogël

Shqipëria

“Një mrekulli!”/ Gruaja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë, Manastirliu: Lot gëzimi për Anesën e vogël

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:02
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë me anë të një postimi në facebook ku njofton se një grua me aftësi ndryshe është bërë nënë.

Gruaja e quajtur Anida ka mundur të sjellë në jetë Anesën e vogël dhe është bërë nënë për herë të dytë.

“#NjëMrekulli

Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë” shkruan Manastirliu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat