“Sekretet tregtare nuk bëhen publike”/ Rama: Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në gjithë botën!

Shqipëria

“Sekretet tregtare nuk bëhen publike”/ Rama: Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në gjithë botën!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kontrata me Pfizer për vaksinën antiCovid është sekrete në gjithë botën.

Në një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se nuk ka asgjë  për të fshehur, por zbaton klauzolën e sekretit tregtar. Sipas tij nuk ka asnjë vend në Evropë që ka bërë publike kontratën me kompaninë Pfizer.

“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në gjithë botën nga sekreti tregtar nuk bëhet publike përtej dëshirës time.

Nuk ka asnjë sa më takon për ta fshehur, por kontrata janë kontrata dhe klauzola e sekretit tregtar është aty për të gjitha vendet që kanë marrëdhënie me Pfizer.

Nëse gjeni një vend të BE që e ka bërë publike ne do jemi vendi i dytë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat