Drejtoresha e Tatimeve: Do të ulim numrin e kontrolleve dhe do të shkojmë vetëm tek ata tatimpagues që…

Shqipëria

Drejtoresha e Tatimeve: Do të ulim numrin e kontrolleve dhe do të shkojmë vetëm tek ata tatimpagues që…

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:12
Delina Ibrahimaj

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj në një konferencë me kryeministrin Rama bëri të ditur se numri i kontrolleve nga tatimorët do të vijë duke u zvogëluar.

Sipas saj, sot inspektorët e tatimeve ndiqen me GPS dhe kamera, por ajo bëri të ditur se kontrollet tatimore do të bëhen vetëm tek ato biznese që kanë mospërmbushje.

“Çdo inspektor i tatimeve sot ndiqet nga qendra me GPS dhe me kamera. Nëpërmjet ngritjes së sistemit të fiskalizimit që në kohë reale do të ndjekë faturimin e bizneseve dhe në kohë reale do të shohim dhe të dhënat e tjera të tërthorta që kemi ngritur nga sistemit. Ne do të ulim numrin e kontrolleve dhe do të shkojmë për kontrolle vetëm te ata tatim pagues që realisht kanë mospërmbushje dhe që ne jemi të bindur nga sistemet tona inteligjente që këto kanë mospërmbushje.

Puna do të vazhdojë në këtë drejtim si me ngritjen e regjistrave ashtu edhe me përmirësimin e kontrolleve të brendshme të administratës”, tha drejtoresha e Tatimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat