Inspektorët me GPS dhe kamera, Rama: Brenda 4 vitesh marrëdhëniet me bizneset do jenë online

Shqipëria

Inspektorët me GPS dhe kamera, Rama: Brenda 4 vitesh marrëdhëniet me bizneset do jenë online

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:26
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur se në katër vitet e ardhshme qeveria e ka synim që çdo marrëdhënie e biznesit me qeverinë, me konsumatorin dhe mes bizneseve do të jenë online.

"Krahasuar me djeshmen është një situatë qartësisht e ndryshme dhe është një situata ku qartësisht mund të shihet e nesërmja. Si situata pas tërmetit ishte situata e të gjithë të dhënave nga aspekti ekonomik dhe fiskal. Sipas shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë në vitin 2013 kishte mbi 475 mijë të regjistruar, në fund të vitit 2019 mbi 698 mijë. Hapeni dhe shikojeni. Janë apo nuk janë 225 mijë?

Është krejtësisht e dukshme se kush mund ta ndërtojë. Sot nuk ka sesi bizneset të mos ndihen të lehtësuar në raport me 7 vite më parë. Biznesi i vogël zero taksë. Nuk ka sesi të mos ndihen të lehtësuar. Por nuk ka sesi të ndihen të lumtur dhe të kënaqur kur në të njëjtën kohë duhet të përballen em arbitraritetin e administratës tatimore. Puna jonë do të thotë largim përfundimtar i elementit abuziv nga kontrollet e drejtpërdrejta nga njeriu.

Ajo që do të realizojmë se brenda 4-vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin dhe i gjithë sistemi i punës me shkop në dorë do të kthehet në një sistem pune me mendje në kokë. Gjithë ai zinxhir problemesh që krijojnë hapësirë për informalitet. Do ta fiskalizojmë komplet marrëdhënien", tha Rama.

Reforma e fiskalizimit pritet që t’i japë fund korrupsionit të administratës tatimore dhe evazionit fiskal.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama dhe ministren Denaj, me në fokus ekonomikë, drejtoresha e Tatimeve tha se kjo reformë do çojë në zero korrupsionin, pasi tashmë inspektorët kontrollohen me kamera dhe GPS.

“Fiskalizimi është një proces ku çdo tatimpagues do të paguajë në kohë reale faturat. Kontrolli do të bëhet nga zyra dhe shmanget kontakti më biznesin.

Niveli i të ardhurave është 55% më e lartë. Reforma e fiskalizimin do të lejojë të kontrollohet puna e inspektorëve. Kjo do të çojë në zerimin e kurrupsionit. Çdo inspektor ndiqet nga administrate me GPS dhe kamera.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat