Rama flet për notën e protestës dhe deklaratat kundër BE-së për vaksinën

Shqipëria

Rama flet për notën e protestës dhe deklaratat kundër BE-së për vaksinën

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i qëndron idesë së tij se nuk ka bërë asnjë gabim në qëndrimin që ka mbajtur ndaj Bashkimit Evropian për vaksinën antiCovid.

Rama sqaroi përse ambasada franceze gabaoi në notën e protestës, pasi sipas tij nuk bëhet fjalë për dashuri, por bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve.

Kreu i qeverisë tha se nuk ka bërë asnjë sherr me Bashkimin Evropian, por deklaratat e tij janë bërë referuar reagimeve të OBSH.

“Unë nuk kam bërë asnjë sherr me BE dhe mua nuk më ndalon askush të them opinionin tim. Mos u merrni me opinionin tim, por me opinionin e OBSH.

Nuk ka të drejtë as ambasada franceze, opozita jo e jo dhe shembulli im është ai i OBSH.

Lexojeni cfarë ka thënë OBSH për shpërndarjen e vaksinës. Ka thënë jemi në prag të një katastrofe morale.

Unë nuk jam kaq i madh sa të shprehem me terma globale, por nëse ju e shikoni të paarsyeshme që unë të ngre zërin për ju, më vjen keq për ju. Por ju siguroj që nuk mendojnë kështu shumica e shqiptarëve. Fakti që ne jemi të vegjël, nuk jemi të pasur dhe nuk jemi anëtarë të BE nuk na bën të rrime me gojën mbyllur dhe përpara një fakti të tillë që është i qartë.

Unë nuk jam kryeministri i një vendi i BE, por jam evropian. Të paktën njësoj sa ata që flasin në emër të BE. Nuk jam në garë me askënd se kush është evropian, por të qenit tim evropian nuk e ndryshon askush”, tha Rama.

OPOZITA PA KARAKTER

Rama sulmoi edhe opozitën, që sipas tij ka treguar se ka një karakter shumë të dobët.

“Çfarë thashë unë që u mërziten këta. Është çështje karakteri, opozita me reagimin e vet ka treguar karakterin e vet. Karakteri i dobët i atyre që kur kanë pasur pushtetin janë përkulur me servilizëm kujtdo që ka folur me gjuhë të huaj.  Unë nuk hyj në këtë kategori dhe kjo që unë them nuk do të thotë mungesë respekti.

“PËR DASHURINË PËR FRANCËN, KONKURROJ ÇDO FRANCEZ”

Rama sqaroi se reagimi i tij nuk ka qenë Franca, por kishte marrë si shembull Francën, ashtu sikurse mund të merrte cdo shtet tjetër.

Respektin për Francën dhe dashurinë për Francën unë konkurroj me çdo francez, edhe me ambasadoren edhe me cdo francez tjetër. Por këtu nuk jemi në garë kush e do më shumë Francën apo BE, por jemi në një situatë që është e qartë dhe për më tepër  ka pasur edhe një humbje në rrugën e përkthimit. Kur kam sjellë shembull Francën mund të sillja shembuj të tjerë dhe nuk kam dashur të ilustroj me shembullin për Francën vendimin e KiE, që është një vendim i gabuar. Edhe ne kemi të drejtë të themi kur ata gabojnë në raport me ne.  Nuk mërzitet BE kaq kollaj”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat