Po shkonte në punë, rrëshqet në akull mjeku në Dibër, përfundon në Spitalin e Traumës

Shqipëria

Po shkonte në punë, rrëshqet në akull mjeku në Dibër, përfundon në Spitalin e Traumës

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Një mjek në Dibër, eshte aksidentuar pasi ka rrëshqitur si pasojë e ngricave në rrugë. Sipas njoftimeve ai ka pësuar fraktura të rënda.

Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë janë kthyer në një problem për këdo për shkak të prezencës së madhe të akullit.

Qytetarët janë ankuar prej ditësh për neglizhencën e Bashkisë Dibër pasi akulli po ju rrezikonte jetën. Madje një prej atyre që e kanë pësuar keq nga akulli është edhe një mjek në spitalin Rajonal Dibër.

Ai është rrëzuar në akull teksa shkonte në punë ku dhe ka pësuar fraktura të rënda. Mjeku në fjalë është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë ku po merr mjekim të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat