Marrëveshja detare, Dendias në Parlament: Zgjerohemi me 13 mijë km2

Shqipëria

Marrëveshja detare, Dendias në Parlament: Zgjerohemi me 13 mijë km2

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:04
Marrëveshja detare, Dendias në Parlament: Zgjerohemi me 13 mijë km2

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur në sesionin parlamentar të kësaj të marte në lidhje me zgjerimin detar.

Dendias ka thënë se zgjerimi i hapësirës kombëtare të Greqisë i kalon 13 mijë km katrore, ndërkohë që ka kërkuar mbështetjen unanime  të partive për votimin.

“Zgjerimi i hapësirës kombëtare me 10,079 km katrore. Dhe nëse shtojmë mbylljen e gjireve, zgjerimi tejkalon 13,000 km katrorë.

Nëse dikush merr parasysh që totali i vendit është 135,0000 km katrore, e kupton madhësinë e zonës. Është e rëndësishme, siç doli gjatë diskutimit në komitetin kompetent që legjislacioni të shoqërohet nga mbështetja unanime e partive parlamentare. Për pasojë, momentalisht ka një element historik dhe unë dua të falënderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin,” theksoi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat