Anëtarësime të reja në FRPD, Kelliçi: Duam seriozitet! Duam zhvillim! Duam ndryshim! Duam shtet!

Shqipëria

Anëtarësime të reja në FRPD, Kelliçi: Duam seriozitet! Duam zhvillim! Duam ndryshim! Duam shtet!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:04
Belind Këlliçi

Kreu i Forumit Rinor Demokrat ka bërë publik lajmin për anërasimin në strukturat që ai drejton të 40 të rinjëve nga Fushë – Kruja.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe drejtuesi politik i PD për Qarkun e Durrësit Edi Paloka.

Në një shenim në facebook Belind Këlliçi shkruiuan se “entuziazmi i takimit në Fushë Krujë nuk është rastëror”. “Në çdo shtrëngim duarsh, në çdo takim mes shqiptarëve, shikoj dëshirën për të parë përpara, nevojën për ndryshim”.

Postimi i plotë

Entuziazmi i takimit në Fushë Krujë nuk është rastëror. Në çdo shtrëngim duarsh, në çdo takim mes shqiptarëve, shikoj dëshirën për të parë përpara, nevojën për ndryshim, energjinë për t'i dhënë fund tranzicionit të gjatë e të lodhshëm.

Të rinjtë nuk ushqehen me propagandë. Synimet e tyre janë konkrete. Nuk do të qëndrojnë në vend-numëro.

Nuk ka poshtërsi më të madhe se t'u thuash të rinjve "kjo është Shqipëria që duam".

Këtë Shqipëri e do vetëm Rama. Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, me projekte të mëdha infrastrukturore, me rrugë që na lidhin me Kosovën, me fqinjët, e jo me rrugë që çahen më dysh si ajo e Borshit.

Ne duam një qeveri që të punojë e të plotësojë kushtet një më një që BE të hapë negociatat me Shqipërinë. Ne duam shtet institucional, ku institucionet funksionojnë në çdo hallkë, e jo me një njeri të vetëm që bën heroin, babagjyshin dhe aktorin e filmave komikë. Duam një qeveri serioze, pa ministra si Spiropali e Majko që s'dihet ç'punë bëjnë. Duam një kryeministër që merret me punët e Shqipërisë e jo të na paraqitet si negociatori i bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme. Duam një kryeministër që zbaton me seriozitet kodin e veshjes në takime me homologët e tij, e jo një zdap që sfilon me poturre osmane.

Duam seriozitet! Duam zhvillim! Duam ndryshim! Duam shtet!

Falenderoj 40 anëtarët e rinj që iu bashkuan PD Dega Fushë Krujë! Bashkë ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat