Merr drutë me vete për të ngrohur nxënësit, fotoja e mësuesit nga Pogradeci bëhet virale

Shqipëria

Merr drutë me vete për të ngrohur nxënësit, fotoja e mësuesit nga Pogradeci bëhet virale

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:50
Maliq Torra

Fotoja e një mësuesi nga Pogradeci duke mbajtur shkarpa në duar po bën xhiron e rrjeteve sociale. Mësuesi Maliq Torra merr çdo ditë një tufë të tillë për të ngrohur nxënësit e tij në këto ditë të acarta.

Ai ka rrëfyer se: “Shkolla jonë nuk e vuan mungesën e ngrohjes. Unë çdo ditë i marr ato degë që shihini në foto për të ndezur zjarrin më lehtë”.  

Kjo sjellë edhe reagimin e bashkisë Pogradec, e cila thotë se fotoja është keqinterpretuar dhe se sipas saj nuk ka asnjë lidhje me mungesën e ngrohjes në shkollën e Velçanit.

“Bashkia Pogradec sqaron të gjithë opinionin publik se keqpërdorimi nga media dhe portalet i një statusi të profesorit të nderuar z. Maliq Torra, nuk ka asnjë lidhje me mungesën e ngrohjes në shkollën e Velçanit. Bashkia Pogradec ka punuar fort që të bëjë të mundur shpërndarjen në kohë të lëndës drusore për ngrohje në shkollat e fshatrave dhe në asnjë shkollë nuk ka mungesë të lëndës drusore.

Do të ishte e pafalshme për ne nëse nuk do të mund të siguronim edhe kushtet më minimale për arsimimin e brezave. Kjo është një nga parimet tona bazë, që përtej investimeve madhore që Mokra ka nevojë dhe që do të realizohen në vazhdim, të sigurojmë kushtet bazë për procesin mësimor. Për më shumë keni edhe sqarimin e vetë profesorit në statusin e tij 1 ditë më pare”, shkruan bashkia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat