Kryemadhi, takim me disa fëmijë në Fier: Ilir Meta me shkruante letra dashurie, por sot ka ndryshuar…

Shqipëria

Kryemadhi, takim me disa fëmijë në Fier: Ilir Meta me shkruante letra dashurie, por sot ka ndryshuar…

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:35
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka shpërndarë sot pamjet e një takimi të pazakontë në Fier, ku në tavolinë ka pasur 8 djem të vegjël si dhe ish deputeten Kejdi Mehmetaj.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI tha se Fieri ka nevojë për aktivitete kulturore. Sipas saj, të rinjtë janë bërë asocialë.

“Sot jemi në epokën dixhitale. Edhe mua dikur Ilir Meta me shkruante letra dashurie, po sot shkruhen me mesazh. Gjithcka është elektronike. Ne nuk mund ta kthejme jetën gjithcka dixhitale. Duhet të jemi më socialë” – tha Kryemadhi.

Por ndërkohë, një i ri iu ankua kryetares se LSI për oligarkët që sipas tij janë e njëjta gjë me “Tatimet”. Duke imituar retorikën e politikanëve të opozitës, ai u shpreh:

“Fusha ekonomike është shumë e vështirë sepse këtu në Fier oligarkia ka arritur në nivele stratosferike. Nuk hapim dot biznes se menjëherë të vijnë tatimet” – tha i riu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat