U largua me bujë nga Bashkia e Shkodrës, PS i beson drejtimin e qarkut të rëndësishëm Valdrin Pjetrit

Shqipëria

U largua me bujë nga Bashkia e Shkodrës, PS i beson drejtimin e qarkut të rëndësishëm Valdrin Pjetrit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:30
Valdrin Pjetri

Me anë të një postimi në facebook dega e PS-së në Peqin ka njoftuar se Valdrin Pjetri do të jetë drejtuesit teknik i shtabit elektoral të qarkut të Elbasanit.  

“Takim organizativ me strukturat e të deleguarve të rrethit, Sekretariatin dhe Shtabin Elektoral!Me prezencen e drejtuesit teknik te shtabit elektoral te qarkut Valdrin Pjetri.

Për të mirën e përgjithshme të vendit, duke mos i lënë vend asgjë rastësisë, të vendosur drejt mandatit të 3”.

Ky vendim i Partisë Socialiste vjen pasi në dhjetor të vitit të shkuar, gjykata rrëzoi akuzat për Valdrin Pjetrin, kandidatin fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës në 2019 duke e shpallur të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat