Dëmet nga katastrofat, Banka Botërore: Tërmeti dhe pandemia ktheu Shqipërinë tetë vite pas

Shqipëria

Dëmet nga katastrofat, Banka Botërore: Tërmeti dhe pandemia ktheu Shqipërinë tetë vite pas

Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:47
Ilustrim

Shqipëria është një vend me ekspozim të lartë ndaj fatkeqësive natyrore, dhe çdo vit prej këtyre fatkeqësive preken mesatarisht 30 mijë njerëz dhe 95 për qind e bashkive. Për Bankën Botërore, ngjarje të tilla shoqërohen me kosto.

Pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë që e shoqëroi pak muaj më pas, nevojat për ndihma dhe rimëkëmbje janë rritur dhe niveli i varfërisë mund të ketë shkuar tetë vite prapa.

Raporti “Vlerësimi i riskut të katastrofave në Shqipëri”, citon se tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive me 2.3 për qind. Ndërkohë, Banka gjykon se kostoja ekonomike e fatkeqësive mund të rritet më tej, me ndryshimet klimatike që do të rrisin frekuencën e përmbytjeve apo stuhive.

Tërmeti i nëntorit dhe pandemia, përveçse i morën jetën mbi 1,300 personave në Shqipëri, dëmtoi jashtë mase sektorin e turizmit pasi lëkundjet e forta ndodhën në zonën e Durrësit, më i preferuari për turizmin veror, ndërsa pandemia bllokoi lëvizjet dhe aktivitetet ekonomike.

Sezoni dimëror i vitit 2019 u dëmtua goxha nga gjendja e jashtëzakonshme që u vendos pas tërmetit duke sjellë mijëra rezervime të anuluara. Kjo situatë u pasua më tej në pranverën e vitit 2020 ku mijëra rezervime të tjera u anuluan për sezonin e verës pasi pandemia e COVID-19 bllokoi udhëtimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat