Bashkëpunim me PS, LSI apo PD? Paskal Milo tregon lëvizjet e PSD-së për garën e 25 prillit

Shqipëria

Bashkëpunim me PS, LSI apo PD? Paskal Milo tregon lëvizjet e PSD-së për garën e 25 prillit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:51
Paskal Milo

Në kampin e opozitës prej kohësh vazhdojnë negociatat me aleatët në koalicionin e përbërë nga dy grupe për betejën elektorale të 25 prillit, ndërsa në kampin tjetër situata paraqitet më e qetë.

Partia Socialiste deri tani duket se ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, duke lënë kështu në “hije” aleatët e saj të vjetër.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Paskal Milo, i pranishëm në studion e Euronews Albania u shpreh se PS-ja deri tani e ka të mbyllur derën e bashkëpunimit me aleatët, përfshirë  dhe PSD-në.

“PS që nga 2017 ka vendosur të garojë e vetme pa aleatë, më duket se kështu do të shkojë edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Ne jemi duke parë alternativa të tjera. As në 2017 socialistët nuk bënë aleancë me ne, por na mbajtën pezull, dhe në fund na lanë në mëshirë të fatit për fat të keq. Tani po përsëritet e njëjta histori, i njëjti qëndrim”, tha ai.

Ai shton se të gjendur në këto kushte, PSD-ja ka nisur punën për të shqyrtuar aleanca të tjera të përafërta, por nuk dha detaje konkrete.

“Kryeministri ka deklaruar disa herë publikisht se PS-ja do të shkojë vetëm në zgjedhje në koalicion me qytetarët. Ky mesazh është i qartë. Ne nuk jemi nga ata që të trokasin dhe të lypim, por kemi dinjitet, personalitetin dhe dinjitetin tonë, dhe për rrjedhojë në momentin  kur disku refuzon të refuzojë të bëjë aleanca me ne. Jemi të lirë të shohim  aleanca të tjera të përafërta, të cilat ende nuk i kemi konkretizuar”, tha ajo.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, shtoi PSD-ja ka rregullat e saj në zgjedhjen e partnerit elektoral.

“Spektri i politikës shqiptare është shumë i gjerë për nga emrat e partive politike, por tepër i ngushtë për nga partitë politike, të cilat që mund të garojnë në mënyrë efektive në tregun elektoral. Ne do të bëjmë aleancë elektorale me ato parti, që ekzistojnë në tregun politik shqiptar dhe që kanë një identitet të qartë politik dhe që garantojnë një fushatë zgjedhore sa më të suksesshme”, shtoi Milo.  

Mes tjerash, z. Milo u shpreh se është në bisedime e sipër për krijimin e aleancave për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se finalizimi i kësaj përpjekjeje është çështje ditësh

“Nuk mund të garojmë të vetëm, prandaj ne jemi në negociata, dhe për sa kohë jemi në negociata, nuk mund të themi se e kemi kryer dialogun dhe nuk kemi ende asnjë përfundim se me kë parti do jemi. Me pak fjalë, jemi në proces dhe nuk mund të themi se kemi vendosur se kemi vendosur të shkojmë me këtë ose atë parti. Kjo është çështje ditësh, do merret vesh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat