Shpërthimet në Lezhë/ Flasin banorët: Goditjet erdhën nga ajri

Shqipëria

Shpërthimet në Lezhë/ Flasin banorët: Goditjet erdhën nga ajri

Më: 19 janar 2021 Në ora: 21:16
Banori

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën mbrëmjen e sotme.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur dhe banorët e zonës, të cilët shprehen për mediat se goditjet erdhën nga ajri.

‘’Ishim tek shtëpia brenda, po hanim bukë, ndodhi një goditje e jashtëzakonshme.  Pastaj erdhi goditja tjetër, për mua ishte nga ajri. Një goditje e jashtëzakonshme, ishin nga ajri dhe shpërthyen në ajër, punë sekondash.

Njoftuam operativin se s’kemi informacione, kishim frikë se mos ndodhte ndonjë tip cunami. Doli gjithë familja nga frika. S’pamë gjë. Ishin të papame.”, tha një prej banorëve të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat