Nard Ndoka konfirmon kandidaturën

Shqipëria

Nard Ndoka konfirmon kandidaturën

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:03
Nard Ndoka

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në

Ndoka tha se negociatat brenda opozitës së Lulzim Bashës janë drejt fundit, ndërsa theksoi se ai ka rënë dakord me kryetarin e PD-së për garimin e tij në Shkodër.

“Është një moment negociatash, jemi pothuajse në hapat e fundit për të patur një marrëveshje publike të të gjithë opozitës së bashkuar. Besoj se do të jemi pjesë e listës, kemi rënë dakord në parim që unë të garoj në qarkun e Shkodrës. Edhe PDK do të ketë disa kandidatë të tjerë në listën e opozitës së bashkuar, në Lezhë, Elbasan, Tiranë, Fier, por edhe në qarqe të tjera ku ne po shohim hapësira”, tha Ndoka në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”.

Më tej, ai tha se opozita duhet të jetë shumë e qartë me programin e saj dhe tregoi se aktualisht po punojhet për organizimin e ekipeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat