Kush i fiton zgjedhjet?/ Ish-ministrja e Integrimit paralajmëron surpriza: Po punojmë pafund me zonën gri

Shqipëria

Kush i fiton zgjedhjet?/ Ish-ministrja e Integrimit paralajmëron surpriza: Po punojmë pafund me zonën gri

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:47
Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka paralajmëruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë surpriza.

E ftuar në Real Story, teksa foli për programin e opozitës, Gjosha theksoi se më 26 prill do të kemi një tablo ndryshe, për faktin se, sipas saj, ka shumë të rinj që i bashkohen LSI.

“Ne punojmë pafund me zonën gri, sepse fituesit e zgjedhjeve këtë radhë do të jenë ata që do të bëjnë të besojnë qytetarët shqiptarë që nuk kanë votuar kurrë.

Opozita e ka programin e saj, edhe ekonomik, edhe të të gjitha fushave, sepse nuk mund të vihet pa një program. Kjo që po ndodh sot mes opozitës është se opozita diskuton programin paraprakisht, sepse ne do duhet të biem dakord për shumë pika të qeverisjes së ardhshme.

Ne kemi qenë edhe më parë në këtë presion, nuk na tremb dhe as na sfidon kjo pjesë. Historia ka treguar se edhe pse ndryshimet taktike, të bëra në momentet e fundit, vetëm për të zhdukur LSI, nuk kanë funksionuar, përkundrazi e kanë bërë atë më të fortë.

Do të kemi surpriza, për faktin se sa shumë të rinj bashkohen me LSI. Është sfidë e madhe t’i bindësh qytetarët se vota sot është detyrë qytetare. Ne nuk jemi mësuar t’i vëmë përballë politikanët tanë dhe t’iu kërkojmë llogari. Llogaria kërkohet me votë. Qytetari ka një zë dhe e ka shumë të fortë. Dhe besoj se këtë radhë, ajo që duhet të arrijmë ne, është një lëvizje qytetare e rëndësishme. Ne punojmë pafund me zonën gri, sepse fituesit e zgjedhjeve këtë radhë do të jenë ata që do të bëjnë të besojnë qytetarët shqiptarë që nuk kanë votuar kurrë. Votat që janë të LSI, janë aty. Është një strukturë shumë solide.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat