Mediu afër marrëveshjes me PD: Jam 99.9% pro

Shqipëria

Mediu afër marrëveshjes me PD: Jam 99.9% pro

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:31
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu beson se negociatat me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi zgjedhjet e 25  prillit do të përfundojnë me një marrëveshje mes palëve.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Mediu tha:

“Unë jam me 99.9% tek ideja e marrëveshjes, edhe njëherë nuk e kam idenë që PR do të dalë më vete. Nqs Partia Demokratike nuk e do PR pa dyshim që s’ka rrugë tjetër.

Unë nuk mund të bëj atë që s’duhet ta bëjë asnjë republican. Të jem unë kaq miop që votat e PR të shkojnë në favor të Edi Ramës. 30 vjet histori politike PR ka qënë në krah të PD-së. Nqs s’ka një marrëveshjë PR ka shtëpinë e vet”, theksoi Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat