Banorët u tronditën nga dy shpërthime të fuqishme, misteri akoma i pazgjidhur në Lezhë

Shqipëria

Banorët u tronditën nga dy shpërthime të fuqishme, misteri akoma i pazgjidhur në Lezhë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme banorët e LEzhës u tronditën nga dy shpërthime të fuqishme, të cilat vijojnë të mbeten mister.

Nga monitorimi nuk është konstatuar lëvizje avionësh, ashtu sikurse u dyshua fillimisht që zhurma e madhe mund të jetë krijuar nga këta të fundit u raportua në ABC-në e Mëngjesit.

Ndërkohë një ndër dyshimet më të mëdha është se shpërthimi mund të ketë ndodhur në det, që nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar. Dëshmitarë u shprehën mbrëmë të bindur se zhurma e madhe erdhi nga deti.

Prej orës 20:00 mbrëmë policia kontrolloi zonën urbane dhe rurale, por nuk gjeti asnjë vendngjarje dhe nuk ka pasur asnjë telefonatë në komisariat për të lënduar, vetëm frikë dhe panik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat