Mamurras, aksidentoi për vdekje 72-vjeçarin, arrestohet në flagrancë shoferi

Shqipëria

Mamurras, aksidentoi për vdekje 72-vjeçarin, arrestohet në flagrancë shoferi

Më: 20 janar 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar, banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë pasi aksidentoi për vdekje 72-vjeçarin ditën e djeshme.

Aksidenti ndodhi tek kryqëzimi i Mamurrasit, ku teksa i riu po drejtonte mjetin tip “Volkswagen” përplasi motoçikletën tip “Fortuane”, me të cilën po lëvizte i moshuari.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 19.01.2021, tek kryqëzimi i Mamurrasit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Fortuane”, me drejtues shtetasin P. P., 72 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat