“Të merren nën hetim urdhëruesit e vrasjeve”, Balla: 10 vite pas 21 janarit, Berisha rreh gjoksin për plumbat…

Shqipëria

“Të merren nën hetim urdhëruesit e vrasjeve”, Balla: 10 vite pas 21 janarit, Berisha rreh gjoksin për plumbat…

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:25
Ilustrim

Taulant Balla ka reaguar lidhur me 10 vjetorin e ngjarjes së 21 janarit.

Deputeti socialist shprehet se hetimi i dosjes s’mund të fokusohet veç tek ekzekutorët pa marrë më parë urdhëruesit.

“Prokuroria ka kërkur hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Deda më 21 Janar 2011.

Por ky hetim nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit.

Sali Berisha për 10 vite me rradhë rreh gjoksin se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues.

Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm zbatonte urdhërat e Sali Berishës nga tarraca e Kryeministrisë. Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 Janarit.

10 vite nga masakra e 21 Janarit, DREJTËSIA E RE duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat