Në vend të festës për ditëlindje, i dhurojnë pemë. Veliaj: Sot kemi mbjellë shpresë! Kollaj të shash e mashtrosh

Shqipëria

Në vend të festës për ditëlindje, i dhurojnë pemë. Veliaj: Sot kemi mbjellë shpresë! Kollaj të shash e mashtrosh

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:38
Erion Veliaj

Për 15-vjetorin e vajzës së saj, zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi zgjodhi ta urojë ndryshe, duke mbjellë pemë. Së bashku me djalin e saj, shokët e shoqet e tij të klasës, por edhe këngëtaren Valbona Mema dhe kryebashkiakun Erion Veliaj,mbollën 7 pemë në Parkun e Liqenit; një dëshirë e të rinjve, të cilët, me gjestin për mikeshën e tyre, dhanë edhe një mesazh të rëndësishëm për qytetin e Tiranës.

Zëvendës ministrja Çuçi falenderoi të rinjtë,të cilët zgjodhën të mbjellin pemë për qytetin. “Ky është një mesazh për të gjithë ne, të cilin duhet ta ndjekim, e në vend të një feste për ditëlindje, të mbjellim oksigjen për veten tonë, për fëmijët tanë, sepse Tirana është e fëmijëve, ata do ta trashëgojnë”, tha ajo.

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Valbona Mema u shpreh e lumtur që iu bashkua një nisme të tille dhe ftoi qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë sepse është vërtet një kënaqësi e veçantë. “Mora një kënaqësi shumë të madhe sepse është një gjest që duhet ta bëjnë të gjithë. Të faleminderit shumë që bën kaq shumë gjëra të bukura për Tiranën”, u shpreh ajo për kryetarin Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se puna më e vështirë është të jesh një qytetar i mirë. Ai i ftoi të gjithët’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve. Para pak kohësh, kjo hapësirë e gjelbër, e mbjellur rishtazi me pemë, e Parkut të Liqenit,nuk ekzistonte, kurse sot është shndërruar në një pikë referimi për qytetarët.

“Vendi ku jemi sot nuk ekzistonte më parë, as rruga, as pista e biçikletave, as ajo e vrapit. E gjitha ishte një ferrishte,e zaptuar, pa pemë. Madje, digjej plastikë dhe popullohej nga disa baraka, të ndërtuara pa leje. Në fillim ishte si të qëroje oriz, por pak nga pak e kthyem në një hapësirë shumë cilësore publike. Sot është ndoshta hapësira më cilësore publike që kemi në Tiranë. Parku i Liqenit është dyfishuar, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Nuk kemi mbjellë vetëm oksigjen, por edhe shpresë se ky vend bëhet po të japim të gjithë nga një dorë”, tha ai.

Në këtë kohë pandemie, shumë qytetarë të Tiranës parapëlqejnë që, si dhuratë për ditëlindje, të mbjellin pemë,për t’i shtuar gjelbërimin dhe oksigjenin qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat