Bardhi replikon me Ballën: Diversionet idiote nuk ndalin dot ndryshimin

Shqipëria

Bardhi replikon me Ballën: Diversionet idiote nuk ndalin dot ndryshimin

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:07
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me Taulant Ballën.

Të vendosur dhe përballë në qarkun e Elbasanit, Bardhi i është përgjigjur Ballës duke i thënë se diversionet politike nuk e ndalin dot ndryshimin.

"Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill!

Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura!

Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill.

Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin!

Për shpresën!", shkruan Gazment Bardhi në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat