Banorët e Astirit ankesë Avokatit të Popullit: Të marrë masa për shkeljet e IKMT-së

Shqipëria

Banorët e Astirit ankesë Avokatit të Popullit: Të marrë masa për shkeljet e IKMT-së

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Pas shembjeve në Astir ku u shemben ndërtesa të shumta për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe, banorët kësaj here kanë bërë një ankesë te Avokati i Popullit. Ankesa ka lidhje për padrejtësitë dhe shkeljet ligjore që sipas tyre ka bërë IKMT në zonën e Unazes së Re.

Pas akuzave për prishje selektive në Astir, banorët kësaj here kanë bërë një ankesë pranë Avokatit të Popullit.

“Ankesa i është drejtuar Avokatit të Popullit për prishjet selektive në Unazë të Re dhe shpërdorimi i detyrës që është bërë nga punonjësit e IKMT-së dhe akuza që është ngritur nga drejtori i IKMT-së për shpifje të asaj që unë raportova në media pak ditë më parë.”

Qytetarët shprehen se ndaj tyre është vepruar në mënyrë të padrejtë ndërsa mendojnë se pas akuzave ndaj IKMT kjo e fundit ka vijuar të hakmerret.

“Ky është një lloj presioni që po ndikon te banorët e Unazës për të mbyllur gojën në shenjë hakmarrje.”

Një ndër banoret u shpreh se pasi preu shtëpinë siç i thanë inxhinierët, tashmë shtëpinë ja shembën duke humbur veç banesës dhe shumën që pagoi për prerjen e shtëpisë.

“Më caktuan kufirin, unë bëra ndërhyrje dy herë në shtëpi dhe inxhinieri më tha je shumë në rregull. Kur erdhi fundi ma prishën të gjithën. 10 milion lekë më kanë ikur se dy herë e preva. U lodhëm, u shkatërruam dhe në fund shteti na hodhi në rrugë.”

Banorët thonë se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund, ndërsa kërkojnë drejtësi.

Ata thonë gjithashtu se banesat e tyre nuk u prishën për të zgjeruar rrugën, ashtu siç pretendohet, por për ti hapur rrugë ndërtimit të një sërë pallatesh buzë Unazës së Re.

“Flitet që do të bëhen pallate, mos me na strehu ne, na hoqën dhe na nxorën në rrugë të madhe.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat