Universiteti i Gjirokastrës do hapet/ Kërkohet me çdo kusht rikthimi: Nuk bëjmë provime online

Shqipëria

Universiteti i Gjirokastrës do hapet/ Kërkohet me çdo kusht rikthimi: Nuk bëjmë provime online

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:44
Universiteti i Gjirokastrës

Në një takim që Ministria e Arsimit ka mbajtur me rektorë të universiteteve publike dhe private në Shqipëri universiteti i Gjirokastrës ka kërkuar me insistim rikthimin në auditorë të studentëve të paktën dy javë para provimeve të dimrit.

Sipas zv. rektorit Prof. Dr. Jaho Canaj asnjë universitet nuk morri përsipër zhvillimin e provimeve online. Kushtet dhe infrastruktura për këtë proces sipas tij janë të pamjaftueshme për studentët të cilët në masën dërmuese ndjekin mësimet online prej telefonit ndërsa studentët e zonave rurale ku interneti është i pamundur nuk mund të marrin pjesë në provime.

Nëse ministria do të merrte një vendim të diferencuar për universitetin e Gjirokastrës atëherë do të rikthente në auditorë rreth 1625 studentë të 16 programeve mësimore.

Prof.Dr. Jaho Canaj, zv/rektor i universitetit “Eqerem Cabej”: Ne kërkojmë me çdo kusht rikthimin në auditorë sepse nuk e marrim përsipër zhvillimin e provimeve online. Presim që kjo zgjidhje të vijë sa më parë në mënyrë që ti shërbejë konsultimeve me pedagogët. Universiteti ynë i ka të gjitha kushtet për zbatimin e protokollit për Covid 19 dhe nuk ka kuptim që nxënësit dhe adoleshentët të shkojnë në mësim kurse studentët jo. Ne nuk jemi dakord me një prej zgjidhjeve të sugjeruara, shtyrjen e provimeve për në sezonin e verës. Kjo do të bënte që studentët të kishin nga një provim çdo ditë ndërsa kontrolli i dijeve në atë formë nuk është serioz. Imagjinoni si mund të zhvillohen laboratorët dhe praktikat online kur ne e theksoj i përmbushim kushtet për t'u rikthyer në auditorë.


Universiteti “Eqrem Çabej” vetëm për sezonin e dimrit do të duhet të organizojë rreth 80 provime. Testimi final për lëndët nuk është kryer kurrë më parë online por gjithë periudha disa mujore e mësimit online duket se ka cenuar seriozisht cilësinë përgjatë këtij viti akademik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat