Basha: Shqiptarët janë lodhur me Ramën, në 25 prill sjellim një të ardhme më të mirë

Shqipëria

Basha: Shqiptarët janë lodhur me Ramën, në 25 prill sjellim një të ardhme më të mirë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:10
Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme ndaj deklarimeve të Edi Ramës.

Basha shkruan në Twitter, se shqiptarët janë lodhur me Ramën.

Sipas kreut të PD, në 25 prill do të largohet Rama dhe do të vijë një e ardhme më e mirë për qytetarët.

Postimi në Twitter, i kreut të PD, Lulzim Basha:

Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij.

Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare

Image
Twitter
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat