Koronavirusi/ Qarku me më shumë raste, dhe më pak i prekuri nga pendemia

Shqipëria

Koronavirusi/ Qarku me më shumë raste, dhe më pak i prekuri nga pendemia

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:20
Ilustrim

Prej gati 1 viti, Shqipëria është prekur nga virusi korona, që për fat të keq ka marrë me vete edhe disa jetë njerëzore.

Tirana është qarku me më shumë raste, kjo edhe për shkak të numrit më të madh banorëve në kryeqytet.

Që nga vitit i kaluar, janë infektuar me koronavirus 15 mijë e 156 persona, nga 69 mijë e 238 në total.

Ndërkaq, qarku më pak i prekur është Kukësi, me 375 raste.

Sa i përket zonave të tjera, shpërndarja është si më poshtë:

Fier 1953, Durrës 1444, Shkodër 1320, Elbasan 1055, Vlorë 1019, Lezhë 962, Korçë 874, Berat 812, Dibër 506, Gjirokastër 502.

Aktualisht janë aktivë 25 mijë e 987 raste, ndërkohë që 1291 persona kanë humbur jetën deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat