Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin

Shqipëria

Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:06
Pamje nga 21 janari

Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin.

Policia dorëzoi në prokurori letër kërkesën, ku i kërkohet prokurorisë riinspektim hetimor.

Riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes,  Erald Boshas,  Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Kërkohet të kryhet riekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës. Të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letërkërkesë kërkohet të ripyeten të viktimave dhe dëshmitarë.

Të kryhet rikqyrje e e pamjeve filmike të fokusuar kryesisht tek  Zuver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe të plagosurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat