Në PD nuk ka pasur më zgjedhje pas vitit 2013/ E pohon ish-numri dy i Partisë Demokratike

Shqipëria

Në PD nuk ka pasur më zgjedhje pas vitit 2013/ E pohon ish-numri dy i Partisë Demokratike

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:07
Jozefina Topalli

Ish- kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli pranon në Top Talk se zgjedhjet për kryetar brenda Partisë Demokratike u manipuluan.

“Pas vitit 2013 nuk ka pasur asnjëherë zgjedhje të drejta. Ka qenë manipulim i verifikuar me zë dhe figurë nga ana e Lulzim Bashës”, shprehet Topalli.

Po ashtu, manipulimi i zgjedhjeve, sipas saj, ishte alarm që detyroi emra të rëndësishëm të Partisë demokratike të largoheshin. “Ky është një alarm i frikës dhe reagimeve, ne kemi treguar se këtu po shkatërrohet PD, është vrarë debati, konkurenca dhe vota. Të gjitha këto janë arsyet pse PD-ja u krijua tre dekada më parë”.

Sipas Topallit, Partisë Demokratike i kanë rënë “kolonat kryesore”. “PS-së i mungon lidershipi, i mungojnë parimet. Nëse më parë ka pasur elemente të djathta në parti, tashmë nuk ka as një element të mbetur dhe për këtë më vjen keq”.

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, bën deklaratën e fortë kur thotë se “Shqiptarët nuk janë aq budallenj sa të besojnë gënjeshtrat, përndryshe do të kishte qenë kryeministër Lulzim Basha”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat