Tarifa: Me Biden interesi i SHBA-së do jetë serioz, por nuk duhet pritur shumë, Ballkani nuk është kërthiza e botës

Shqipëria

Tarifa: Me Biden interesi i SHBA-së do jetë serioz, por nuk duhet pritur shumë, Ballkani nuk është kërthiza e botës

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:22
Fatos Tarifa

Në një intervistë për RTV Ora, ish-ambasadori Fatos Tarifa komentoi marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se me Biden do të kemi një kthim të politikave rajonale.

Tarifa tha se shumë nuk duhet pritur pasi interesi i SHBA-së për Ballkanin nuk është më ai që ka qenë në fund të viteve ’90 kur Amerika u angazhua edhe ushtarakisht.

Tarifa: Unë besoj se me Trump Uashingtoni nuk kishte asnjë marrëveshje, asnjë marrëdhënie që do të quhej konstruktive edhe pse në Zyrën Ovale u nënshkruan dy marrëveshje mes tij e Serbisë e Kosovës, por Trump ishte i painteresuar, për shqiptarët në tërësi, ndërsa me Biden do të kemi një kthim të politikave rajonale për shkak dhe të njohjes së thellë të Ballkanit. Është një njohës i mirë i Ballkanit.

Di që interesimi amerikan do të jetë serioz, gjenuin dhe nuk do të jetë i shtyrë nga interesa të çastit drejt përmirësimit të marrëdhënieve me publikun, siç ndodhi me Trump, por dhe shumë nuk duhet pritur pasi interesi i SHBA-së për Ballkanin nuk është më ai që ka qenë në fund të viteve ’90 kur Amerika u angazhua edhe ushtarakisht në këtë rajon. Do të jetë vëmendje dhe interesi i mirëfilltë, por Ballkani nuk është kërthiza e botës, nuk është rajoni më i trazuar i globit. Lindja e Mesme është një rajon i trazuar, detin i Kinës Jugore po kështu.

Tarifa shtoi se pakti i arritur në Uashington nga Kosova dhe Serbia në kuadrin ekonomik nuk do të këtë një rëndësi të madhe pasi nuk mund të ketë një marrëveshje mes dy vendeve për sa kohë Serbia nuk e njeh kosovën.

Tarifa: Ai pakt i arritur në Uashington nga Kosova dhe Serbia në kuadrin ekonomik. Nuk besoj se mund të ketë një marrëveshje me këtyre dy vendeve për sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovën. Nuk do të ketë rëndësinë e dhënë kjo marrëveshje, kur nuk ka një njohje reciproke. Ndërkohë, SHBA nga ana tjetër është akoma në Afganistan edhe pse Trump kërkoi tërheqjen e trupave. Ky është një vend për të cilin Trump e largoi vëmendjen. Besoj se do të kemi në rikthimi vëmendjeje. Për mua Trump do të mbahet mend si një person që nuk bëri asnjë luftë të jashtë, por luftën e solli në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat