Të pavendosurit e 25 prillit, Shabani: E kanë gabim, nuk pengojmë do korrupsionin dhe vjedhjen nëse nuk votojmë

Shqipëria

Të pavendosurit e 25 prillit, Shabani: E kanë gabim, nuk pengojmë do korrupsionin dhe vjedhjen nëse nuk votojmë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 21:22
Endri Shabani

Në sondazhin e fundit të publikuar nga Rtv Ora dhe Antonio Noto, 30% e votuesve rezulton se janë ende të pavendosur nëse do të votojnë apo jo me 25 prill.

Endri Shabani nga Nisma Thurje  duke analizuar këtë të dhënë të sondazhit, thotë për Ora News se qytetarët duhet të vetëdijësohen për rëndësinë e votës së tyre pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ndëshkuar keqqeverisjen.

Shabani: Ne së fundmi jemi regjistruar si subjekt për të marrë pjesë në zgjedhje por nuk është se është një grupim i ri, kemi qenë këtu që në 2014 dhe kemi qenë aktivë politikisht pa kërkuar votën e qytetarëve. Tani po kërkojmë të përfaqësohemi në mënyrë direkte në parlament dhe këshilla bashkiakë.Nga sondazhi vlerësoj një grafik interesant, fakti që votuesit thonë nuk do të votojmë dhe sa besojnë ata që zgjedhjet janë të rëndësishme.Po të shikoni, ata që thonë nuk do të votojnë, gjysma e tyre thonë që zgjedhjet nuk janë të rëndësishme.

Në momentin që qytetari nuk beson se vota e tij nuk ka peshë nuk shkon të votojë. Ky është një gabim. Ne nuk e pengojmë dot as vjedhjen, as korrupsionin, as abuzimin nëse nuk votojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat