Blendi Fevziu tregon eksperiencën e frikshme

Shqipëria

Blendi Fevziu tregon eksperiencën e frikshme

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:53
Blendi Fevziu

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” u diskutua për aksidentet rrrugore, që ditët e fundit janë kthyer në një problem të vërtetë, pasi kanë pasur pasoja tragjike.

Disa prej tyre kanë përfunduar me viktima, ku para disa ditësh një familje nga Kosova u shua e gjitha pas një aksidenti në aksin Milot-Rrëshen. E vetmja që mbijetoi ishte një vajzë e mitur e familjes.

Ndërkohë moderatori i emisionit, Blendi Fevziu ndau një eksperiencë të frikshme që e ka përjetuar edhe vetë. Ai tregoi se gjatë një udhëtimi në Korçë donte të parakalonte një makinë të vogël, që po ecte me shumë shpejtësi. Ai tha se makina ecte me 160 km/h, ndërkohë që kishte mbrapa 5 veta dhe 2 të tjerë përpara. Fevziu u shpreh se kjo ishte vërtetë e frikshme, pasi trembej se makina mund të përplasej nga momenti në moment.

“Para dy ditësh isha në Korçë, dhe doja të parakaloja një makinë shumë të vogël, një makinë të lehtë në kuptimin, ecte me 160 km/h, nuk kalohej dot dhe ishte një Reno e vogël, dhe ishte mbushur plot, 5 veta mbrapa dhe 2 para, nuk kapej, në rrugën Korçë-Pogradec. Ishte e frikshme, i bëra shenjë me drita që të ndalonte shpejtësinë, se thashe mos përplaset”, ka treguar Fevziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat