Mbi 13 mijë familje ende të pastreha nga tërmeti i 2019

Shqipëria

Mbi 13 mijë familje ende të pastreha nga tërmeti i 2019

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:58
Ilustrim

Ende 13 mijë 614 familje janë të pastreha nga tërmeti i nëntorit 2019. Por qeveria do të vazhdojë t’u paguajë qiranë, derisa shtëpitë e tyre të rindërtohen apo ndërtohen të reja. Buxheti parashikon 1.5 miliard lekë për të mbështetur të pastrehët.

Vendimi kaloi me 16 vota pro dhe 1 kundër në Komisionin e Ligjeve. Akti normativ i qeverisë mbështet 13 mijë 614 familje derisa banesat e tyre të jenë gati.

Për vitin 2021, në buxhetin e shtetit janë planifikuar rreth 1.5 miliardë lekë për subvencionimin e qirasë për familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti. 

“Ky akt normative reflekton të gjithë shqetësimin e kolegëve të mi që janë të zgjedhur në zonat e goditura nga tërmeti I nëntori, banorë që aktualisht janë të pastrehuar lajmi I mirë është se do të vazhdojnë të marrin bonusin e qirasë deri sa shteti t’i strehojë në banesat e tyre”, tha z. Manja.

Afati i mëparshëm ishte një vjeçar dhe përfundonte në fund të 2020, por duke qenë se një pjesë e banorëve ende nuk janë futur në shtëpitë e reja, qeveria vendosi të bëj ndryshime në aktin normativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat