Mediu bëhet nostalgjik

Shqipëria

Mediu bëhet nostalgjik

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:26
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është bërë nostalgjik mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për zgjedhjet në SHBA dhe për politikanët amerikanë.

Ai tha se politikanët amerikanë dallojnë shumë me ata europianë, ndërsa për të mbështetur këtë deklaratë, tregoi dy ngjarje që i kishin mbetur në mendje gjatë vizitës së ish-Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri, në vitin 2007.

Mediu tregoi se gjatë një darke një nga kamarierët e restorantit ku ata po hanin kërkoi që të puthë në faqe ish-Presidentin dhe pas tij e puthën të gjithë kamarierët.

“Madhështia e politikanëve amerikanë është raporti njerëzor që ata krijojnë me njerëzit. Ka një diferencë të madhe mes politikanëve europianë dhe ata amerikanë. Raportin njerëzor e kanë shumë të rëndësishëm, të japë dy shembuj. Një moment kur ishin në takim me Presidentin Bush dhe ishte zoti Berisha, ishim për drekë. Ndër të tjera, një nga kamarierët i thotë zotit Berisha, a mund ta puth në faqe Presidentin amerikan. Berisha ngeli i shtrënguar në atë moment. Presidenti Bush tha çfarë kërkon ai, do që të të puthë në faqe. Po mirë tha le të vijë. Më pas të gjithë kamarierët burra dhe gra erdhën për ta puthur. Tha të lutem hiqe pak kamerën se po doli kjo foto në SHBA nuk e di se çfarë do bëhet“, u shpreh kreu i PR-së në Report Tv, ndërsa tregoi edhe një episod tjetër të takimit.

“Djali im ishte i vogël në atë kohë dhe ishte mësuar se unë do t’i çoja ndonjë autograf. Më tha a mund t’i marrësh një autograf Bushit. Kur ishim të ulur, e pyeta a është e mundur të ma japësh. Ai me mirësinë e vetë më thotë, se si e quajnë djalin. Ma nënshkroi dhe ma dha. Kur u larguam më tha bëji të fala djalit. Unë i thashë djalit ke të fala nga Presidenti, ai mu përgjigj ku më njeh mua ai. Raporti njerëzor i tyre dhe sidomos vlerësimi që kanë pasur me shqiptarët është jashtëzakonisht e vlefshme. Ruajtja e këtyre raporteve krahas atyre politike është e vlefshme“, rrëfeu Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat