Rezart Prifti nxjerr prapaskenat, tregon arsyet pse u largua nga Nisma “Thurje”

Shqipëria

Rezart Prifti nxjerr prapaskenat, tregon arsyet pse u largua nga Nisma “Thurje”

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:40
Rezart Prifti

Rezart Prifti, ekspert ekonomie, tregoi në studion e “Ditari” arsyet që çuan në largimin e tij nga Nisma “Thurje”.

“Unë tentova të bashkoja Nismën me disa lëvizje të tjera, por gjatë rrugës i urova suksese Nismës, për arsye sepse unë nuk dua të operoj në mënyra të vjetra, të mendoj në mënyra të vjetra dhe të merrem me mendësi të vjetra.

Unë u tërhoqa sepse nuk mund të pretendoj të bëj të renë me metoda të vjetra. Nuk duroj dot fushata si në vitin 1993, me dërgim kutish tek të përmbyturit, me mungesë diskutimesh dhe transparence”, tha Prifti.

Më tej, Prifti komentoi edhe rritjen e pagave: “Është manovër tipike politike dhe nuk ka lidhje as me mësuesit dhe as me doktorët. Unë kam qenë kundër nismës së rritjes së pagave në këtë periudhë. Nëse targeton shëndetësinë, duhet t’u kishe dhënë shpërblime për punën jashtë orarit, t’u kishe dhënë pajisjet e duhura. Doktori i nderuar shkoi në Turqi për t’u kuruar, me shpenzimet e veta. Sot, doktorët janë bërë për psikolog. Dëshira më e madhe e doktorëve sot është që të fikin celularët 24 orë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat