Janari i aksidenteve, 31 vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Shqipëria

Janari i aksidenteve, 31 vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar është aksidentuar nga një makinë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë.

Sipas policisë, shtetasi B. L., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat