E përplas makina, ndërron jetë 62-vjeçari në Divjakë

Shqipëria

E përplas makina, ndërron jetë 62-vjeçari në Divjakë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:35
Foto nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në aksin rrugor Çermë-Divjakë.

Policia njofton se një mjet “Audi” është përplasur me një motoçikletë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit të fundit L. M., 62 vjeç, banues në Sulzotaj, Divjakë.

62-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital por pas pak çastesh ndërroi jetë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat