Mësimi online në universitete, ja çfarë vendosi sot Komiteti i Ekspertëve

Shqipëria

Mësimi online në universitete, ja çfarë vendosi sot Komiteti i Ekspertëve

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:04
Foto Ilustrim

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur gjatë ditës së sotme që mësimi në universitete të vijojë të vazhdojë online.

Vendimi është bërë publik nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri të ditur se mësimi në universitete do të vijojë online.

Sipas Rakacollit, gjatë dy javëve të fundit është parë një rritje e rasteve me koronavirus te moshat e reja.

“Situata në Shqipëri është paraqitur me një rritje të incidencës 2 javore. Ka shkuar në 281 raste për 100 mijë banorë, ndërsa 2 javë më parë ka qenë 227. Kjo është shoqëruar me rritje të incidencës në moshat e reja. Nuk ka rritje të shtimit të rasteve në spital. Këto tregues kërkojnë marrje të masave. Në mbledhjet që ne kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave aktuale, menduam se mësimi të universitete të vazhdojë online. Edhe qëndrimi në konvikte është rrezik për t’u kthyer në vatra infeksioni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat