Komiteti i Ekspertëve/ Rakacolli: Tendencë rritjeje e infektimeve me covid gjatë janarit

Shqipëria

Komiteti i Ekspertëve/ Rakacolli: Tendencë rritjeje e infektimeve me covid gjatë janarit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:33
Foto

Mësimi në universitete do të vazhdojë të zhvillohet online për shkak të një tendence të rritjes së rasteve me covid këtë fillim viti.

Ky ishte vendimi i Komitetit të Ekspertëve pas mbledhjes pasditen e sotme nisur nga analiza e situatës në vend. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se ndenja në konvikte e shton infeksionin dhe ato mund të kthehen në vatra potenciale.

“Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në vend dhe kudo në botë që të propozojmë në kohen e duhur masat për frenimin e epidemisë. Nga 6 janari e tani kemi incidencë rritje që se kemi pasur në dhjetor. Kemi parë më me vëmendje se kjo rritje është shoqëruar me rritje të moshave 15- 24 vjeç. Në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave aktuale edhe mësimi në universitet të vazhdojë online, se edhe ndenja në konvikte e shton infeksionin mund të kthehen në vatra potenciale.  Dihet që Tirana ka përqendrimin më të lartë të popullsisë. Edhe këta studentë që kemi në Tiranë shkojnë më vonë në shtëpitë e tyre që bën zgjerimin e infeksionit, prandaj e zgjatëm vendimin për mësimin online”, tha kryetarja e Komitetit të Ekspertëve.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu theksoi se tonë shëndeti është i pari në majën e piramidës së vlerave.

“Për në të gjithë vendimmarrjen tonë shëndeti është i pari në majën e piramidës së vlerave dhe vendimet tona janë marrë me qëllim ruajtjen e shëndetit publik. Duke pasur këtë si prioritet kemi gjithë arsyet për të dhënë argumentet në favor të çdo vendimi që marrim”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat