LVV në Shqipëri ndez “motorët elektoralë”, Klejd Këlliçi tregon objektivat: Kemi influencë

Shqipëria

LVV në Shqipëri ndez “motorët elektoralë”, Klejd Këlliçi tregon objektivat: Kemi influencë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:42
Klejd Këlliçi

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo prezantoi sot dy emra, të cilët do të kandidojnë si alternativë e shtuar për votuesit shqiptarë.

Kështu, Bojken Abazi është caktuar të garojë në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë, kurse kandidaturat e tjera pritet të publikohen në ditët pasuese. 

Anëtari i bordit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Klejd Këlliçi tha në Euronews Albania se kandidatët e VV-së janë me profil të lartë publik. Ai konfirmoi faktin se LVV në Shqipëri ka një infeluencë të madhe dhe kjo gjë shtoi Këlliçi do të provohet në zgjedhjet parlamentare.

“Figura të reja politike, që dalin në skenë janë njerëz që kanë një profil qytetar dhe publik. Procesi mbetet i hapur, dhe do mund të shohim në vijim, por ka pasur interes publik. Kemi pasur interes dhe Lëvizja ka një influencë në Shqipëri, pritet të shihet mirë dhe do ta shohim në zgjedhje se si do të përkthehet. Filtrat kanë qenë ato të angazhimit publik dhe pastërtia e figurës. Kandidatët për të cilët ne flasim kanë një aktivizëm të paktën 10-vjeçar”, tha ai.

Ai u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ofron alternativën e përballjes së kandidatit direkt me publikun. Sipas z. Këlliçi, kjo praktikë qytetare, që synon ta aplikojë VV-ja mungon tek partitë e tjera politike në Shqipëri.

“Ne për momentin kemi gjetur këtë zgjidhje. Kjo është një zgjidhje që sistemit politik shqiptar i mungon. Mungon edhe pjesë e përballjes direkte me publikun. Kjo lloj formë që kemi zgjedhur e përball kandidatin me publikun, dhe ky është rasti i emrave në Tiranë dhe në Lezhë”, tha ai.  

Teksa shpalosi shtyllat ku bazohet VV-ja, z.Këlliçi shtoi se votuesit shqiptarë ndihen të trysnuar nga ana e subjekteve politike kryesore.

“Ne ofrojmë atë çfarë nuk ofrohet nga të tjerët. Çdo 8 vjet, votuesit shqiptarë ndodhen përpara një shantazhi moral nga të dyja kahet e politikës. Ne shtrojmë alternativë, mbështesim shtetin zhvillimor, mbështesim publiken”, shtoi Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat