Nesër pritet rikthimi i reshjeve të shiut, paralajmërohen përmbytje në Shkodër

Shqipëria

Nesër pritet rikthimi i reshjeve të shiut, paralajmërohen përmbytje në Shkodër

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Shkodra pritet të përballet me një tjetër situatë të rëndë si pasojë e përmbytjeve. Pas të ftohtit të acartë që përfshiu vendin gjatë ditëve të fundit, tashmë do të vijnë reshjet e dendura të shiut.

 Sipas Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, rajoni i Shkodrës pritët të goditet nga nesër nga një valë reshjesh të dendura, që do të zgjasin për katër ditë.

 Për këtë arsye prefektura e qarkut Shkodër mblodhi sot komisionin e mbrojtjes civile, duke urdhëruar gatishmërinë maskimale, për tu përballur me situata të pritshme. në dispozicion do të jenë edhe strukturat e ushtrisë për të ndërhyrë në rast se do të jetë e nevojshme. 

Ndërkohë që Korporata Elektoenergjitike Shqiptare, raporton se është në monitorim hap pas hapi të situatës së HEC-eve në Kaskadën e lumit Drin, duke siguruar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e prurjeve në ditët në vijim në këtë HEC. Në raste se do jetë nevoja në terren do jetë edhe ushtria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat