Takimi me anëtarët e Kushtetueses në Shqipëri, Kim: Gjyqtarët të veprojnë me pavarësi e integritet

Shqipëria

Takimi me anëtarët e Kushtetueses në Shqipëri, Kim: Gjyqtarët të veprojnë me pavarësi e integritet

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:53
Foto nga takimi

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, gjatë ditës së sotme janë takuar me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese atje.

Ajo ka falënderuar anëtarët që u përgjigjën në kohë pas thirrjeve të shumta të saj për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kim ka theksuar se është thelbësore që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi, ndërsa rikujton se SHBA do të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Faleminderit gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese për përgjigjen e thirrjes së detyrës”.

“Është thelbësore që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi për njerëzit e pavarësisht nga cili institucion i ka emëruar ata. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi”, ka thënë Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat