Vrasja e Aleks Nikës/ Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të qeverisë së atëhershme

Shqipëria

Vrasja e Aleks Nikës/ Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të qeverisë së atëhershme

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:28
Taulant Balla

Mbushen sot 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona të pafajshëm u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe protestonte kundër qeverisë Berisha. protestuesit e 21 janarit.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë ata që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, që ishte atë kohe në opozitë. Ata sot kanë marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, familjarët përsërsin vazhdimisht apelin për drejtësi.

Ndërkohë së fundmi Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin e hetimeve për 21 Janarin me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë.

Në letër-kërkesë kërkohet ri-ekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Po ashtu kërkohet të kryhet ri-ekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar.

Për këtë të fundit në Open numri 2 i PS, Taulant Balla tha se dyshimet e tij por dhe të familjarëve janë se predha ishte dëmtuar qëllimisht kur u soll nga Turqia, me urdhër të qeverisë së atëhershme.

“Ne e kemi ndjekur ketë çështje me vëmendje, kemi pasur dhe komunikime shkresore për të kërkuar informacion. Kemi dy dosje një të të vrarëve apo bashkëluftëtarëve tanë, dhe kemi një vrasje tjetër atë të Aleks Nikës që prokuroria pas disa vitesh gjoja hetim e pezulloi dhe prapë në 2020 e pezulloi për t’ja kaluar gjykatës.

Nëse doni ju citoj emër për emër ata që janë marrë me këtë dosje, ose ka dhëën dorëheqjen ose janë shkarkuar. As unë as Rama nuk ka qenë as gjyqtar dhe as prokuror.

Ajo që ne kemi bërë është që jo vetëm për këtë, por për shumë çështje që lidhen me drejtësinë është që të jetë e pavarur nga politika. Dosja e Aleks Nikës nëse kryhen hetimet me seriozitet përfshi dhe ekzaminim të predhës, që dyshimet janë e mia të familjes janë që janë dëmtuar qëllimisht kur u soll nga Turqia këtu.

Dhe ata që e kanë bërë këtë gjë e kanë bërë me urdhër të qeverisë së atëhershme. Basha dhe Berisha kanë qen ata që kanë urdhëruar aso kohe gardën, dhe Ndrea Prendi ka qëlluar pasi ka dalë nga zyra e Berishës. I dyti u vra nga gardisti Llupo dhe po iu them se duke qënë se Nika ka qenë afër Faik Myrtaj që u vra nga kreu i gardës, ai ka qëlluar dhe mbi Aleks Nikën. Për dosjen e parë është e pamundur ti rikthehesh ndëshkimit sepse kushtetuta nuk lejon rihapjen. Në rastin e dosjes së Aleks Nikës të gjitha afatet janë pezulluar e ajo që duhet vërë është të bëhet ri-ekspertimet, ripyetja e pjesëmarrësve, unë kam qenë në tubim. Të gjithë jemi të gatshëm të dëshmojmë”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat