Shitja e detit/ Berisha: Grekët duhet t’i ngrenë monument Ramës

Shqipëria

Shitja e detit/ Berisha: Grekët duhet t’i ngrenë monument Ramës

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:31
Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha, komentoi në Çim Peka LIVE edhe marrëveshjen për zgjerimin e Greqisë në ujërat territorialë të Shqipërisë.

I pyetur se si ka mundësi që Edi Rama po luan edhe me Greqinë, por edhe me Turqinë, Berisha tha: “Po u shite njëherë, mund të shitesh edhe pesë herë”.

“Greqia këtij duhet t’i bëjë një monument, sepse faktikisht i bëri të mundur vetëm me detin Jon të zgjerohet më shumë se një Shqipëri tjetër. 13 mijë milje detare, nga të cilat 3 mijë milje janë ujëra territoriale, zonë ekonomike dhe shelf kontinental i Shqipërisë,” tha Berisha.

“Ideja e Gjykatës së Hagës i përket qeverisë së PD dhe LSI. Pas rrëzimit të marrëveshjes së detit të vitit 2009, me insistimin tim kemi rënë dakord që t’i drejtohemi Gjykatës së Hagës për zgjidhjen e marrëveshjes,” tha Berisha, duke theksuar se do të shkohej në gjykatë sipas parimit: Shqipëria me 12 milje, Greqia me 6 milje.

“Unë kërkoj që çdo gazetar që mbron interesin publik, duhet të merret me këtë çështje se është themelore. Këta u ulën në negociata dhe sigluan marrëveshjen: Shqipëria me 6 milje, Shqipëria me 12 milje. Presidenti e bllokoi marrëveshjen se kishte shkelur ligjin. Atëherë Greqia thotë se do të kalojë në 12 milje,” tha Berisha.

“Edi Rama, në mënyrën më antishqiptare, miraton publikisht vendimin për të kaluar Greqia dhe Shqipëria në raportin 1 me 1. Ne nuk e pengonim Greqinë që të kalonte këtë raport, por Greqia nuk mund të ndryshonte rregullat e lojës në mes të lojës. Vërtet neni 3 i Konventës së Montegobay i japin të drejtë, por janë tre nene që në raste të ngjashme me Shqipërinë, e ndalojnë këtë gjë.

Tani gjykata nuk mund të gjykojë dot modelin 12 me 12 pasi është model i dakordësuar. Atëherë deti do ndahet, por nëse e dëgjuat kryeministri grek Micotaqis, ai tha se nga Oktanoi deri në detin e Libanit, ujërat e Greqisë do jenë 12 milje.

Kështu ndodhin dy gjëra të rënda. Shqipëria humbet zonat naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse të kanalit të Korfuzit, pasi kalojnë automatikisht në territorin grek. E dyta, nga Oktanoi shkohet drejt Otrantos. Këta kanë bërë një gjëmë kombëtare. Oktanoi sheh drejt Otrantos,” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat