“Kemi siguruar vaksinën për 800 mijë qytetarë, me dy kontrata”

Shqipëria

“Kemi siguruar vaksinën për 800 mijë qytetarë, me dy kontrata”

Më: 22 janar 2021 Në ora: 06:24
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në emisionin Opinion në TV Klan, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të vijuar procesin e vaksinimit antiCOVID. Manastirliu tha se deri tani është siguruar vaksinimi për 800 mijë qytetarë.

“Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës nga marreveshja direkte me kompaninë Pfizer. Vaksina që do të blihet përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë të Qeverisë së Shqipërisë me kompaninë Pfizer, 10 750 dozat të kësaj kontrate do të mbërrijnë në Shqipëri brenda Janarit. 30 250 doza të tjera do të vijën në shkurt e të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit.

Marrëveshja me Pfizer është ratifikuar në Kuvend. Gjithjashtu kemi kontratë me COVAX, ku ka siguruar 1 milionë e 200 mijë doza vaksine. Deri tani, qeveria ka siguruar vaksina për 800 mijë qytetarë nëpërmjet marrëveshjes së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe marrëveshjes me COVAX. COVAX dhe Pfizer janë dy kontratat e para ndërkohë që presim të lidhim kontratën e tretë me Astra-Zeneca dhe ndërkohë jemi në negociata me Modernën “, tha Manastirliu.

Manastirliu ka bërë me dije edhe skenarët për vaksinimin e popullatës.
“Ne kemi vendosur përmes planit të vaksinimit të nisim me mjekët, më pas me të moshuarit në qendrat sociale dhe me të moshuarit mbi 75 vjeç. Ne kemi 3 skenarë. Në skenarin më ambicioz që ne kemi realizuar, është vaksinimi i popullatës në 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj dhe skenari i tretë është 24 muaj”, nënvizoi Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat