Nxori sekretin hetimor dhe dekonspiroi operacionin, SPAK shtyn me tre muaj pezullimin ndaj zyrtarit të OFL

Shqipëria

Nxori sekretin hetimor dhe dekonspiroi operacionin, SPAK shtyn me tre muaj pezullimin ndaj zyrtarit të OFL

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:24
Artan Shkëmbi

SPAK zgjat me tre muaj pezullimin nga detyra te ish numrit një të OFL, Artan Shkëmbi. Ky i fundit është prej tre muaj i pezulluar pasi po hetohet për dekonspirim operacionesh.

Kërkesa e SPAK është miratuar nga GJKKO. Kujtojmë se Shkëmbi ishte nën hetim nga SPAK për nxjerrje te sekretit hetimor dhe për këtë arsye GJKKKO vendosi pezullim e tij, më 28 shtator.

Autoritetet kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme chati të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania. Kjo u zbulua për faktin se akses në programin e veccantë gjatë këtij operacioni kishte vetëm një numër i pakët i zyrtarëve shqiptarë dhe akuza rëndoi mbi Shkëmbin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat