Yuri Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Të sigurohet funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Yuri Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Të sigurohet funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:21
Foto gjatë takimit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.

“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.

Një ditë më parë, dy ambasadorët zhvilluan edhe një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat